Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 11 Gusht 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza, kundër njëzetetre (23) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar, janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave të dyshuar dhe një (1) kërkesë për trajtim të detyrueshëm psikiatrik, ndaj një (1) personi të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për trajtim të detyrueshëm  psikiatrik, për një (1) person, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

5-5

7-12

/

/

/

/

4-6

16-23  

Ndalimet

/

6

1

2

/

/

/

1

10

Paraburgimet (apo masa tjera): kërkesat - personat

/

1-1

/

/

2-2

1-2

/

/

4-5

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ”Kanosja’’, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” dhe katër (4) persona për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për trajtim të detyrueshëm  psikiatrik, për një (1) person, për veprën penale “Kanosja“.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Trafikim me qenie njerëzore”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmim seksual”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja” dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.

 


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, nga Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti Përgjithshëm, janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

 


Prokuroria Themelore Pejë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) person është ndaluar 48 orë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja’’ dhe një (1) person është ndaluar për 48 orë, për veprën  penale “Fajdeja”.


 


Prokuroria Themelore Gjilan

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ dhe ‘’Sulmi’’.

 

 


Prokuroria Themelore Gjakovë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale ‘’Kanosja’’, ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

 

 


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Dhuna në familje” dhe

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”.


Shkarko raportin 24 orësh