Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 10 Gusht 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar gjithsej njëzetedy (22) persona të dyshuar dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj shtatë (7) personave të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar dhe ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për tre (3) persona.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore Gjilan, në tri raste ndaras ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

 

Prokuroria Themelore Gjakovë, ka ndaluar gjithsej dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy (2) personave, për veprën penale “Vrasja në tentativë“.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

4

/

3

3

12

/

/

22

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

2-3

     1-1

1-1

/

/

1-2

/

5-7

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale  “Dhuna në familje”. Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar tre (3) persona, me dyshimin se kanë kryer veprat penale ”Sulmi’’, ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Kanosja’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për tre (3) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Dhunë në familje’’ dhe ‘’Vjedhja e rëndë”.

 

 


Prokuroria Themelore Prizren


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, , ka bërë kërkesë për paraburgim për një (1) person, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” .


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të  dyshuarit janë  dërguar në ndalim 48 orësh.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Gjatë 24 orëve të fundit, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje”.

 

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste ndaras ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe tetë (8) persona për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë’’. Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale ‘’Kanosja’’, ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe aktvendim mbi fillimin e hetimeve për gjashtë (6) persona, për veprën penale “Tentim vrasja“.

 


Shkarko raportin 24 orësh