Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 09 Gusht 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjithsej nëntë (9) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në dy raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për 48 orë.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar  dy (2) persona të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

 

 

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

3

1

2

/

/

2

1

9

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, në dy raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar,  për veprat penale ”Dhuna në familje’’ dhe ‘’Vjedhja e rëndë”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar për 48 orë një (1) person, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Prokuroria Themelore e Pejës, ka ndaluar  dy (2) persona për vepra të ndryshme penale. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Sulmi” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Vrasja në tentativë”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Vrasja në tentativë”.

 


Shkarko raportin 24 orësh