Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 07 Gusht  2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetedy (22) aktakuza, kundër njëzetekatër (24) personave.

 

Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar dhe janë paraqitur dhjetë (10) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër njëmbëdhjetë (11) personave të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj pesë (5) personave të dyshuar, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar për 48 orë një (1) person, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar dhe ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda 24 orëve ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale "Vjedhja".

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

5-5

3-3

/

1-1

/

1-1

12-14

22-24

Ndalimet

/

7

1

/

/

/

/

/

8

Paraburgimet (apo masa tjera):  kërkesat - personat

/

5-5

1-1

/

2-3

2-2

/

/

10-11

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar. Një (1) person është ndaluar, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” , një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale  “Sulm ndaj personit zyrtar”, një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale  “Vetëgjyqësia” dhe (1) person i mitur, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Grabitja”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë tre (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për  (3) persona, për veprat  penale “Dhuna në familje”, “Lëndimi i lehtë trupor”, “Vetëgjyqësia” dhe “Sulmi”.

Ndërsa Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për  (2) persona, për veprat  penale Grabitje dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.
 

 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar për 48 orë një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, nga Prokuroria Themelore në Prizren janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja” dhe

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar. Një (1) kërkesë ndaj një (1) personi me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Ngacmimi seksual’’ dhe një (1) kërkesë ndaj dy (2) personave me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Vjedhja’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar. Njëra kërkesë është paraqitur ndaj një (1) personi me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, ndërsa, kërkesa tjetër ndaj një (1) personi të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’.

 

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale "Vjedhja".

 

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”.


Shkarko raportin 24 orësh