Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 06 Gusht 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër tridhjetenëntë (39) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar, janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar dhe dy (2) kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, kundër dy (2) personave të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6)

 

 

personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, dy (2) kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj dy

  1. personave, si dhe, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër nëntë (9) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.
 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

 

Prokuroritë

Prokuroria

Speciale

Prishtinë

Prizren

Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

Total:

Aktakuzat

personat

/

7-11

6-7

3-6

7-9

/

3-3

2-3

28-39

Ndalimet

/

10

1

1

/

/

/

1

13

Paraburgimet:

kërkesat - personat

/

/

/

2-2

3-3

/

/

/

5-5

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

   
    1.Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Grabitje’.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë: Tre (3) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,

Një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”,

Një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, Një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosje”,

Një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, Një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Vetëgjyqësia”,

Një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”; Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Sulmi seksual” dhe “Ndihmë për kryerjen e sulmit seksual”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”;

 

 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”.

 

 

 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar për 48 orë një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti I Përgjithshëm, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja” ,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” .

 


Prokuroria Themelore Pejë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për këto vepra penale:

 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale "Ngasje në gjendje të paaftë apo të dehur" ,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për vepër penale "Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë”,

 

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për vepër penale "Lëndim i lehtë trupor"

 

Ndalimet nga prokurori i shtetit:

Prokuroria Themelore e Pejës, me urhdër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”.Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore e Pejës, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) personave të pandehur për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje”.

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

 

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Dy persona janë ndaluar me dyshimin se kanë kryer veprën penale "Vjedhja" dhe një person me dyshimin se ka kryer vepren penale "Ngacmimi seksual".

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe dy (2) kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj dy (2) personave, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Fajdeja’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale: Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vrasja në tentativë’’ dhe Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Grabitja’’.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale "Sulm",

Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale "Dhunë në familje".

 


Prokuroria Themelore Ferizaj

   
   1.Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.

 


Shkarko raportin 24 orësh