Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 05 Gusht  2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, kundër njëzetetre (23) personave.

 

Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër pesë (5) personave të dyshuar dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, kundër një (1) personi të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

Prokuroria Themelore në Pejë, ka  ndaluar dy  (2) persona të dyshuar për veprën penale  “Dhuna në familje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur gjithsej tetë (8) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

9-12

8-10

/

/

/

1-1

18-23

Ndalimet

/

6

/

2

3

/

/

/

11

Paraburgimet (apo masa tjera):  kërkesat - personat

/

1-1

/

/

1-2

/

1-1

1-2

4-6

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Dhënja e rryshfetit në sektorin privat” dhe “Pranimi i rryshfetit në sektorin privat”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Ndihma në mashtrim”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, nga Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti Përgjithshëm, janë ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.


 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, ka  ndaluar dy  (2) persona të dyshuar për veprën penale  “Dhuna në familje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh.

 

Aktakuzat:
Një (1)  aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme ushqimore”,
Një (1)  aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale "Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore  gjate epidemisë", 

Një (1)  aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale "Kanosja",

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale "Ngacmimi" dhe

Tri (3)  aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale "Vjedhja e shërbimeve".


 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Dy (2) persona janë ndaluar me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Fajdeja’’, ndërsa një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Dhuna në familje’’.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘’Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës’’ dhe ‘’Kanosja’’.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të pandehur, për shkak të dyshimit se një (1) person ka kryer veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, kurse, tjetri për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

 


Shkarko raportin 24 orësh