Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 04 Gusht 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetepesë (35) aktakuza, kundër dyzeteshtatë (47) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për dyzetetetë (48) orë, pesëmbëdhjetë (15) persona të dyshuar, si dhe janë bërë tre (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore  Prishtinë, gjatë 24 orëve  fundit, me urdhër  prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore  Prizren, gjatë 24 orëve  fundit, ka ndaluar tre (3) persona,  dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në KPRK.

 

 

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Kanosje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuar është ndaluar 48 orë. Po ashtu, gjatë ditës se djeshme, Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim  paautorizuar  armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit  rrezikshëm”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprave penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës“ dhe “Kanosja“. Po ashtu, Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi, për veprën penale “Tentim Vrasja“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

 

Prokuroritë

Prokuroria Prishtinë Speciale

Prizren

Pejë

Gjilan

Gjakovë Mitrovicë

Ferizaj

Total:

Aktakuzat personat

/

16-26

5-5

4-4

2-2

/

6-8

2-2

35-47

Ndalimet

/

5

3

1

2

1

1

2

15

 

 

Paraburgimet:

kërkesat - personat

/

1-1

/

/

/

1/1

1/1

/

3-3

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

 
   1.Ndalimet e personave me urdhër të
 prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona, në dy raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, dhe një person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”; Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Manipulimi me prova”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Grabitja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose përdorimi i armëve”;

Gjashtë (6) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose përdorimi i armëve”.

 


Prokuroria Themelore Prizren

 
1.Ndalimet e personave me urdhër të
 prokurorit:

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar dy (2) persona për dyzetetetë (48) orë, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPRK-së.

 

 

 

Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar një (1) person për dyzetetetë (48) orë, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 401 i KPRK-së.

 

Aktakuzat:

 

Gjatë 24 orëve të fundit, nga Prokuroria Themelore në Prizren janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në KPRK.

 

Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur këto aktakuza:

 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi” nga neni 184 i KPRK-së;

 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së;

 

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së.

 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Kanosje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar për dyzetetetë (48) orë

 

 

Aktakuzat:

 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi vepër penale "Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë"; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi vepër penale "Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë";

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë” ; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “ Vjedhje e Shërbimeve”.

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për këto vepra penale: Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

 

 

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


 6.Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Departamenti për Krime  Rënda i Prokurorisë Themelore  Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

 
6.Ndalimet e personave me urdhër të
 prokurorit:

Departamenti për të Mitur i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprave penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës“ dhe “Kanosja“.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

 

Departamenti i Krimeve  Rënda i Prokurorisë Themelore  Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Tentim vrasja”.

 

 

Aktakuzat:

 

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Shmangia nga tatimi”; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” ; Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhje pylli“;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”.


 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit kujdestar:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe një (1) person tjetër nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

 

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore  Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësi”.


Shkarko raportin 24 orësh