Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 29 Korrik 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza, kundër njëzetenjë (21) personave. Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar dhe
janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër katër (4) personave të dyshuar.


Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore  Prizren, gjatë 24 orëve  fundit, ka ndaluar një (1) person  dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës  paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

 

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
 

Prokuroritë

Prokuroria

Speciale

Prishtinë

Prizren

Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

Total:

Aktakuzat

personat

/

/

8-9

/

7-7

/

/

4-5

19-21

Ndalimet

/

2

1

/

1

3

1

1

9

Paraburgimet:

kërkesat - personat

/

2-2

1-1

/

1-1

/

/

/

4-4

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë


 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një

(1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

 

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një

(1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Lëndimi trupor” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

 

 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person pasi dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” sipas KPRK- së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, nga Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuzë kundër pesë (5) përsonave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

 

 

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) përsonave për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) përsoni për veprën penale “Dhuna në familje” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) përsoni për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” .

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Mashtrimi’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale: Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër (2) personave për veprën penale ‘’Sulmi’’,

Një (1) aktakuzë kundër (2) personave për veprën penale ‘’Kanosja’’ dhe

 

 

Një (1) aktakuzë kundër (2) personave për veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë

 
  Ndalimet e personave me urdhër të
 prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të

Rënda, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprënt penale ”Mbajtja  pronësi, kontroll ose posedim  paautorizuar  armëve” sipas KPRK-së dhe veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së.
 

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ”Sulmi” sipas KPRK-së

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një

              1 person të dyshuar, për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

 
 Ndalimet e personave me urdhër të
 prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.

 

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore  Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve  fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”, Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.


Shkarko raportin 24 orësh