Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 27 korrik 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, nëntë (9) persona të dyshuar si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave të dyshuar, se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar.
 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar.
 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh.
 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, po ashtu kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për pesë (5) persona të dyshuar

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

Prizren

Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

3

/

1

/

5

/

/

9

Paraburgimet:

kërkesat – personat

/

2-2

1 - 1

/

/

1 - 4

/

/

4 - 7

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 

 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi trupor”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhunimi”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Sulmi seksual”.


Prokuroria Themelore Prizren


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së  paraburgimit ndaj një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.


Prokuroria Themelore Pejë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Lëndimi i lehtë trupor” dhe katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ”Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ”Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

 


Shkarko raportin 24 orësh