Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 09 korrik 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë tre (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjithsej dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës gjatë ditës së djeshme ka ngritur tri  (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale "Kanosja", si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave. Po ashtu, Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

2 – 2

3 – 3

2 – 2

2 – 2  

8 – 9

/

17 – 18

Ndalimet

/

6

/

2

1

2

/

1

12

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

1 – 1

/

/

/

1 – 2

1 – 2

/

3 – 5

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Mashtrimi” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe tre (3) persona me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Vrasje në tentativë”.


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këtë vepër penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjithsej dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) person i dyshuar është ndaluar 48 orë për shkak të veprës penalen “Dhunë në familje”, kurse, një (1) i dyshuar tjetër është ndaluar për veprën penale “Vjedhje”.

Aktakuzat:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi vepër penale "Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge"

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore ne Gjilan, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale "Kanosja".

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ”Vjedhje e rëndë” nga neni 315 paragrafi 1 të KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ”Vjedhje rëndë” nga neni 315 paragrafi 1 të KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit  në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje” nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 1 të KPRK-së.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale “Kanosje” nga neni 181 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë “.

Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje“;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare “;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë “;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve“.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim trupor” sipas KPRK-së.

 


Shkarko raportin 24 orësh