Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 7 korrik 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjeteshtatë (37) aktakuza kundër dyzetenjë (41) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë gjashtë (6) persona, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka  ngritur dy (2) aktakuza, kundër (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

Personat

/

4 – 6

6 – 7

2 – 2

3 – 3

/

6 – 6

16 – 17

37 – 41

Ndalimet

/

2

2

/

/

2

/

/

6

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

/

/

/

/

1 – 1

/

/

1 – 1

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë  (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) person, për veprat penale “Kanosja“ nga neni 181 i KPK –së, dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë“ nga neni 321 i KPK-së si dhe një (1)person, për veprën penale “Vjedhje“ nga neni 313 i KPK –së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Peshkim i kundërligjshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Pejë

Aktakuzat :

Një (1) Aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1)  aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:          

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona. Një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhunë në familje” nga neni 248 të KPRK-së.

Një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Vrasje” nga neni 172 të KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Tregtia e ndaluar“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë “.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për këto vepra penale:

Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli”.

 


Shkarko raportin 24 orësh