Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 06 korrik 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë gjashtë (6) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kane kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë  një (1) kërkesë për sekuestrimin e një veture të tipit VË-GOLF dhe çelësin e automjetit për shkak të dyshimit se është përdorur apo përfituar përmes veprës penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, në dy raste të ndryshme, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë  një (1) kërkesë për sekuestrimin e një veture të tipit VË-GOLF dhe çelësin e automjetit për shkak të dyshimit se është përdorur apo përfituar përmes veprës penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi të dyshuar.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

/

2

1

3

/

/

/

6

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

/

/

/

2 – 2 

/

/

/

2 – 2

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

1

/

/

/

/

1

 



Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, në dy raste të ndryshme, për veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë ditës se shtunë  ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. 

Sekuestrimet e përkohshme:

Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë  një (1) kërkesë për sekuestrimin e një veture të tipit VË-GOLF dhe çelësin e automjetit për shkak të dyshimit se është përdorur apo përfituar përmes veprës penale.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar për shkak të veprës penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.


Shkarko raportin 24 orësh