Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 03 Korrik 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza, kundër tridhjeteshtatë (37) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjithsej katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar dhe janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tetë (8) personave të dyshuar.

Po ashtu, me urdhër të Prokrurorit të Shtetit, është bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një automjeti të markës VW-Golf dhe çelësi i automjetit.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë (5) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gjashtë (6)  persona të dyshuar, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe është bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të një  automjeti të markës VW-Golf dhe çelësi i automjetit.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orëve dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të pandehur dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

Prizren

Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

Total:

Aktakuzat

personat

/

4-6

6-7

3-5

/

3-8

8-8

3-3

27-37

Ndalimet

/

3

1

6

2

1

/

1

14

Paraburgimet:

kërkesat - personat

/

4-5

/

/

1-1

/

/

2-2

7-8

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

1

/

/

/

/

1

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Deklarimi i rremë nën betim”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë  (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”.

 


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një person i dyshuar për veprën penale  “ Lëndimi i lehtë trupor “ nga neni 185 i KPK –së.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshem”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijes kufitare”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit kujdestar:

Prokuroria Themelore e Pejës, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh. Dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer  veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Një (1) person është ndaluar për veprën penale "Legalizimi i përmbajtjes së rreme",  Një (1) person është ndaluar për veprën penale "Vjedhja e rëndë" ,
Një (1) person është ndaluar për veprën penale  "Armëmbajtje pa leje" dhe veprën penale  "Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm", si dhe  Një (1) person tjetër është ndaluar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe veprën penale “Kanosje”.

Sekuestrimet :

Prokuroria Themelore e Pejës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim, me ç’rast janë sekuestruar:
- Një automjet –i markës VW-Golf,

-Çelësi i Veturës.

Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhunimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje”.

 


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orëve, me dyshimin se në Gjilan kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar, për shkak të veprës penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit  në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër tetë (8) personave.

Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”

Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

 

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë“;

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik“;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi“.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit apo (masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të pandehur. Njëra kërkesë është paraqitur kundër  një (1) personi për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Mashtrimi” , ndërsa,  kërkesa tjetër është paraqitur kundër një (1) personi për caktimin e masës së paraburgimit në Institucionin e Kujdesit Shëndetësor, për shkak të dyshimit të veprës penale  “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) perosni për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli”.

 


Shkarko raportin 24 orësh