Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 30 qershor 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetenjë (71) aktakuza kundër nëntëdhjetedy (92) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave të dyshuar, se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër dyzet (40) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). 
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona te dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë    Prokuroria Speciale    Prishtinë    Prizren    Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj    Total:
Aktakuzat
personat    /    27-40    22-23    8-8    9-12    /    3-5    2-4    71-92
Ndalimet    /    3    /    6    /    3    /    2    14
Paraburgimet:
kërkesat – personat    /    2-2    /    /    1-1    /    /    1-1    4-4
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër dyzet (40) personave për vepra të ndryshme penale.
Shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi seksual”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër dhjetë (10) personave, për  veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lidhja e paautorizuar në shërbime”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur këto aktakuza:
Në Departamentin e Përgjithshëm:
Dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër Dymbëdhjetë (12) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ndërtim pa leje” nga neni 359 i KPRK-së;
Pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga  neni 185 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhunë në familje” nga neni 248 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike” nga neni 284 i KPRK-së.


 


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale   "Mashtrimi" dhe "Prezantimi i rremë si person zyrtar" dhe pesë (5) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale "Lëndimi  i lehtë trupor".

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave për këto vepra penale:
      Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “ Vjedhje e Shërbimeve   ”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “ Vjedhja” ; 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “ Cenim i paprekshmërisë së objekteve apo banesave  ”; 

Një (1) aktakuzë me propozim për trajtim psikiatrik në liri kundër një (1) personi, për veprën penale “ Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale "Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës";

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale  " Ndërtim pa leje";

Një (1)  aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale "Vjedhja e shërbimeve".
 


Prokuroria Themelore Gjilan

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar për shkak të veprave penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Dhuna në familje’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Vjedhja e rëndë’’ dhe ‘’Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ndotja e artikujve ushqimorë që përdoren nga njerëzit apo kafshët’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi seksual’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”
 


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Kanosje”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndim i rëndë trupor” sipas KPRK-së.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Kanosja” dhe “ Lëndim i rëndë trupor”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. 


Shkarko raportin 24 orësh