Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 10 mars 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetegjashtë (56) aktakuza, kundër shtatëdhjetetre (73) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona të dyshuar.


Gjithashtu, nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë është paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm, të njëmijenjëqindenjë (1101) fidanëve, për shkak të dyshimit të veprës penale ”Kontrabandimi i mallrave”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza, kundër tridhjetenjë (31) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve një (1) person të dyshuar. Gjithashtu, nga kjo Prokurori është ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza, kundër dhjetë (18) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, në dy raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

23-31

1-1

2-3

15-18

4-8

2-3

9-9

56-73

Ndalimet

-

3

1

4

2

2

-

3

15

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

-

-

-

-

 -

-

-

 -

-

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

1

-

1

 

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

2. Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”. Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona, pasi dyshohet se kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Dhënia e ryshfetit”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Grabitja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale: “Vrasja e rëndë”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Tri (3) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Deklarimet e rreme” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
 


Prokuroria Themelore Prizren

3. Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar nga Suhareka, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin e Përgjithshëm, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
 


Prokuroria Themelore Pejë

4. Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar katër (4) persona. Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve ”, një (1) person është ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person i dyshuar është ndaluar për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë”. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personi për veprat penale: " Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm" dhe "Lëndimi i lehtë Trupor".
 


Prokuroria Themelore Gjilan

5. Prokuroria Themelore Gjilan



Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se njëri ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, ndërsa tjetri ka kryer veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza, kundër dhjetë (18) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhunimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

6. Prokuroria Themelore Gjakovë



Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhunë në Familje” dhe një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme”.

Aktakuzat:
Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti Përgjithshëm, janë ngritur katër (4) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtim i pasurisë” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

7. Prokuroria Themelore Mitrovicë


Sekuestrimet e përkohshme:
Departamenti i Përgjithshëm, në Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm, të njëmijenjëqindenjë (1101) fidanëve, për shkak të veprës penale ”Kontrabandimi i mallrave”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale ”Kontrabandimi me migrantë”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale ”Lëndim i lehtë trupor”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj

8. Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas KPRK-së.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër nëntë (9) personave për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.


Shkarko raportin 24 orësh