Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 07 mars 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, janë ngritur dyzetetre (43) aktakuza kundër pesëdhjetepesë (55) personave, për vepra të ndryshme penale.


Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë tetë (8) persona, si dhe janë bërë tre (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër një (1) të pandehuri me inicialet Z.V. për vepër penale Krimet e luftës kundër popullsisë civile dhe Dhunimit gjatë luftës në Kosovë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhunë në Familje”. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

1 – 1

14 – 21

4 – 5

2 – 3

10 – 10

1 – 2

6 – 6

5 – 7

43 – 55

Ndalimet

/

6

/

/

1

1

/

/

8

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

1 – 1

/

/

1 – 1

1 – 1

/

/

3 – 3 

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



 

 


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Aktakuzat:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër një (1) të pandehuri me inicialet Z.V. për vepër penale Krimet e luftës kundër popullsisë civile dhe Dhunimit gjatë luftës në Kosovë.
 


Prokuroria Themelore Prishtinë

2. Prokuroria Themelore Prishtinë:


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, në dy raste ndaras, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”.
Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”;
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja”;
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”.

 


Prokuroria Themelore Prizren

3. Prokuroria Themelore Prizren:


Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.


 


Prokuroria Themelore Pejë

4. Prokuroria Themelore Pejë:


Aktakuzat :
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedim I Paautorizuar I Narkotikeve substancave psikotrope apo Analoge “,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje“.
 


Prokuroria Themelore Gjilan

5. Prokuroria Themelore Gjilan:


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer për veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar, për shkak të veprës penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave për këto vepra penale:
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë

6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunë në Familje” nga neni 248 par.2 lidhur me veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 par 1 të KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhunë në Familje” nga neni 248 paragrafi 2 lidhur me veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 par 1 të KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave.
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprën penale, “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” në “Bashkëkryerje” nga neni 321 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.


 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:


Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia“;
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.


 


Prokuroria Themelore Ferizaj

8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje”.


Shkarko raportin 24 orësh