Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 4 mars 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetetetë (38) aktakuza, kundër pesëdhjeteshtatë (57) personave, për vepra të ndryshme penale.


Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj pesë (5) personave, të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, për tre (3) persona të dyshuar, si dhe, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza, kundër njëzeteshtatë (27) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Dy (2) të mitur janë ndalur për 24 orë për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”, dy (2) persona të dyshuar janë ndaluar për 48 orë për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”. Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar, si dhe, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur tre (3) aktakuza, kundër nëntë (9) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

15-27

7-7

3-4

 3-3

3-9

 5-5

2-2

38-57

Ndalimet

-

7

-

4

-

2

-

-

13

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

-

2-3

-

1-1

 1-1

-

-

 -

4-5

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-


 



Prokuroria Themelore Prishtinë

2. Prokuroria Themelore Prishtinë



Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vjedhja”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”, si dhe, një (1) person, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprën penale “Vjedhja”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza, kundër njëzeteshtatë (27) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Grabitja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”,
Një (1) aktakuzë kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 


Prokuroria Themelore Prizren

3. Prokuroria Themelore Prizren



Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin e Përgjithshëm, janë ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje “dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.


Prokuroria Themelore Pejë

4. Prokuroria Themelore Pejë



Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Dy (2) të mitur janë ndalur 24 orë nga prokurori i shtetit për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”, dy (2) persona të dyshuar janë ndaluar për 48 orë për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.

 


Prokuroria Themelore Gjilan

5. Prokuroria Themelore Gjilan



Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar, për shkak të veprave penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Kanosja’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë

6. Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ”Vjedhja”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti Përgjithshëm, janë ngritur tre (3) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza, kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër katër (4) personave për veprat penale “Vjedhje e Rëndë’’ dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

7. Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ”Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Kanosje” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj

8. Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Fajdeja”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.
 


Shkarko raportin 24 orësh