Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 03 mars 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër tridhjetedy (32) personave, për vepra të ndryshme penale.


Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrimin e përkohshëm të (2) automjeteve, për shkak të dyshimit se janë përfituar nga vepra penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme”. Një automjet –i markës VW-Golf dhe çelësi i automjeti, si dhe një automjet –i markës Suzuki SJ 413 dhe çelësi i automjetit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve të fundit, në Prishtinë, është gjetur një trup i pajetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit për Krime të Rënda, rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”. Gjatë ditës, prokurori kujdestar do të lëshoj urdhëresë për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë Gjykatës kompetente, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, nga kjo Prokurori është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrimin e dy (2) automjeteve, të dyshuara se janë përfituar nga vepra penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me ndalim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, ndaj një (1) personi të dyshuar, si dhe, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona për vepra të ndryshme penale, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në dy raste të ndara, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave .

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

14 – 17

1 – 1

/

4 – 4

2 – 2

6 – 6

1 – 2

28 – 32

Ndalimet

/

4

/

3

/

2

/

3

12

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

3 – 3

1 – 1

/

1 – 1

/

/

1 – 2

6 – 7

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

2

/

/

/

/

2

 

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

2. Prokuroria Themelore Prishtinë:



Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vjedhja”, si dhe dy (2) persona, në dy raste ndaras, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lidhja e paautorizuar në shërbime”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vrasja në tentativë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Detyrimi”;
Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”.

Raste tjera me interes për publikun:
Gjatë 24 orëve të fundit, në Prishtinë, është gjetur një trup i pajetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit për Krime të Rënda, rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”. Gjatë ditës, prokurori kujdestar do të lëshoj urdhëresë për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

 


Prokuroria Themelore Prizren

3. Prokuroria Themelore Prizren:



Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar, për shkak dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KRPK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin e Krimeve të Rënda, është janë ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Pejë

4. Prokuroria Themelore Pejë:


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë ditës se premte janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Dy (2) të dyshuar janë ndaluar për veprën penale “Vjedhje”, një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Dhunë në familje”.

Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrimin e dy (2) automjeteve, të dyshuara se janë përfituar nga vepra penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.
Një automjet –i markës VW-Golf,
Çelësi i automjeti
Një automjet –i markës Suzuki SJ 413
Çelësi i automjetit


Prokuroria Themelore Gjilan

5. Prokuroria Themelore Gjilan:



Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Kanosja’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me ndalim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, ndaj një (1) personi të dyshuar, për shkak të veprës penale ‘’Dhuna në familje’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona për vepra të ndryshme penale

Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave” nga neni 406 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” nga neni 320 paragrafi 1 të KPRK-së.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:


Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ” Rrezikim i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Lëndim i lehtë trupor”;
Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ”Vjedhje e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Vjedhje” ;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Kanosje”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj

8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj” sipas KPRK-së. Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar dy (2) persona të mitur, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të mitur, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.


Shkarko raportin 24 orësh