Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 29 shkurt 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqind e pesëdhjetë e nëntë (159) aktakuza kundër njëqind e nëntëdhjetë (190) personave, për vepra të ndryshme penale.


Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur dyzet (40) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për veprën penale “Kanosja” si dhe, pranë Gjykatës kompetente është parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë ditës së premte ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh, si dhe Departamenti për të Mitur ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) të mituri për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Po ashtu, gjatë ditës së premte, Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza, kundër njëzetëshat (27) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave të dyshuar, si dhe, ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza, kundër tridhjetekatër (34) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosje”.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur ka ngritur dyzetekatër (44) aktakuza kundër dyzetenëntë (49) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

40 – 42

13 – 15

19 – 27

29 – 34

1 – 1

44 – 49

13 – 22

159 – 190

Ndalimet

/

4

1

6

1

/

/

1

13

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

1 – 1

1 – 1

1 – 1

2 – 2

/

/

/

5 – 5

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

2. Prokuroria Themelore Prishtinë:



Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja”, dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër tridhjetekatër (34) personave për vepra të ndryshme penale.
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kanosja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi seksual”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”.

 


Prokuroria Themelore Prizren

3. Prokuroria Themelore Prizren:



Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar, nga fshati Reshtan – Komuna e Suharekës, për shkak dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, pasi që personi i dyshuar ka sulmuar duke e goditur me mjet të fortë të dëmtuarin nga fshati Studenqan – Komuna e Suharekës.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.
Ndërsa në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur këto aktakuza:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.


Prokuroria Themelore Pejë

4. Prokuroria Themelore Pejë:


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë ditës së premte ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Tre (3) të dyshuar janë ndaluar për veprën penale “Vjedhje”, një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”, një (1) i dyshuar për veprën penale “Kanosje” dhe një (1) person për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimet:
Departamenti për të Mitur ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) të mituri për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Aktakuzat:
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kotrabandim me mallra ”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope apo analoge;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “vetëgjyqësi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësi”
Një (1) Aktakuzë për një (1) person, për vepër penale - "Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës"
Një (1) Aktakuzë për një (1) personi, për vepër penale - "Kanosja"
Një (1) Aktakuzë për një (1) personi, për vepër penale - "Lëndimi i lehtë trupor"
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për (1) një vepër penale “ Vjedhje e Pyllit “
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për (2) dy vepra penale “Lëndimi i lehtë trupor “ dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Lëndimi i lehtë trupor “
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për (2) dy vepra penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme “ dhe “Deklarimet e rreme”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Sulm“
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Lëndimi i lehtë trupor“
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për (2) dy vepra penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshëm “ dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave “
Një (1) aktakuzë kundër 4 (katër) personave për veprat penale "Lëndim i lehtë trupor" dhe "Sulm"
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, vepra penale "Falsifikim i dokumenteve"


 


Prokuroria Themelore Gjilan

5. Prokuroria Themelore Gjilan:



Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’, ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave, për shkak të dyshimit se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’.
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar, për shkak të veprave penale ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’, ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza, kundër tridhjetekatër (34) personave, për këto vepra penale:
Pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për veprën penale "Vjedhja e shërbimeve",
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale "Kanosja",
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprat penale "Lëndimi i lehtë trupor" dhe ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale "Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Rrezikim i trafikut publik",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Falsifikimi i dokumenteve",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Vetëgjyqësia",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm" dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë".

 


Prokuroria Themelore Gjakovë

6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosje”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:


Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dyzetekatër (44) aktakuza kundër dyzetenëntë (49) personave, për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ”Vjedhje e rëndë”;
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale ”Lëndim i lehtë trupor”;
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ”Rrezikim i trafikut publik”;
Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ”Falsifikim dokumenti”;
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ”Dhunë në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ” Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ”Grabitje”;
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale ”Kanosje”;
Dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprën penale ”Vjedhje pylli”;
Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ”Vjedhje e shërbimeve” ;
Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale ”Armëmbajtje pa leje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Lëndim i rëndë trupor” ;
Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ”Vjedhje”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj

8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave për vepra të ndryshme penale
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i parasë”,
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:
Dy (2) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Vjedhje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Detyrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.


Shkarko raportin 24 orësh