Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 28 shkurt 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindepesë (105) aktakuza kundër njëqindenjëzeteshtatë (127) personave, për vepra të ndryshme penale.


Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur dyzet (40) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe, pranë Gjykatës kompetente është parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzet e katër (24) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, si dhe, kjo prokurori ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

Personat

/

40 – 42

16 – 24

13 – 18

11 – 12

2 – 2

13 - 19

10 - 10

105 – 127

Ndalimet

/

12

1

2

3

/

/

/

18

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

/

1 - 1

/

/

1 - 1

/

/

2 – 2

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



 



Prokuroria Themelore Prishtinë

2. Prokuroria Themelore Prishtinë:


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, si dhe katër (4) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.
Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Grabitja”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dyzet (40) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave për vepra të ndryshme penale.
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Kanosja”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Zjarrvënia”;
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja”.

 


Prokuroria Themelore Prizren

3. Prokuroria Themelore Prizren:


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar nga fshati Reshtan – Komuna e Suharekës, për shkak dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, pasi që personi i dyshuar ka sulmuar duke e goditur me mjet të fortë të dëmtuarin nga fshati Studenqan – Komuna e Suharekës. Të njëjtit, i është dhënë ndihma mjekësore.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar, për shkak të veprës penale "Blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge" sipas KPRK-së.


Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzet e katër (24) personave për vepra të ndryshme penale.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Ndërsa në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.


 


Prokuroria Themelore Pejë

4. Prokuroria Themelore Pejë:


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Detyrimi”, si dhe një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Kanosje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepër penale “Ngacmimi”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepër penale “Vjedhje e pyllit”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për vepër penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për vepër penale “Lëndim i rëndë trupor”;

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale "Kanosje";

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor “ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve ” ;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “ Lëndimi i lehtë trupor ”.

 


Prokuroria Themelore Gjilan

5. Prokuroria Themelore Gjilan:


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’.


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale "Vjedhja e shërbimeve",
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale "Shmangia nga tatimi",
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale "Vjedhja",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Rrezikim i trafikut publik",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Sulmi ndaj personit zyrtar",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Tregtia e ndaluar",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Mashtrimi" dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse".


 


Prokuroria Themelore Gjakovë

6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për këto vepra penale:
Departamenti i Krimeve të Rënda:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Përvetësimi në detyrë” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.
Departamenti i Përgjithshëm:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:


Aktakuzat:
Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprën penale ” Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Falsifikimi i parasë” ;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Marrja e ryshfetit” ;

Ndërsa, në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Vjedhja e shërbimeve” ;
Dy (2) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ”Vjedhje e rëndë”;
Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ”Vjedhje”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ”Sulm”;
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ”Vjedhje pylli”.


 


Prokuroria Themelore Ferizaj

8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.


Shkarko raportin 24 orësh