Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 27 shkurt 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetekatër (74) aktakuza kundër nëntëdhjetetre (93) personave, për vepra të ndryshme penale.


Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë nëntëmbëdhjetë (19) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetetetë (38) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, tre (3) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale "Vjedhje e rëndë", si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore e Gjakovës gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore ne Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra te ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

Personat

/

30 – 38

7 – 8

3 – 5

6 – 8

1 – 2

22 - 26

5 - 6

74 – 93

Ndalimet

/

9

3

2

/

5

/

/

19

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

1 – 1

/

/

1 – 1

/

/

/

2 – 2

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

 



 



Prokuroria Themelore Prishtinë

2. Prokuroria Themelore Prishtinë:



Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja”, dy (2)persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe pesë (5) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” dhe “Ofrimi i lokaleve për prostitucion”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një (1) person, për veprën penale “Dhunimi”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetetetë (38) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”;
Gjashtë (6) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”;
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi seksual”;
Pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Vjedhja”;
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shantazhi”.


Prokuroria Themelore Prizren

3. Prokuroria Themelore Prizren:



Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ”Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope dhe analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ”Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
 


Prokuroria Themelore Pejë

4. Prokuroria Themelore Pejë:


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale "Vjedhje e rëndë",

Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) person për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”
Një (1) Aktakuzë për tre (3) persona, për veprat penale - "Lëndimi i rëndë trupor" dhe "lëndimi i lehtë trupor"
Një (1) Aktakuzë për një (1) person, një (1) vepër penale - "Kanosja"
 


Prokuroria Themelore Gjilan

5. Prokuroria Themelore Gjilan:


Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi të dyshuar, për shkak të veprës penale "Blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge".

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale "Vjedhja e pyllit",
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale "Vetëgjyqësia" dhe "Ngasja në gjendje të paaftë apo te dehur",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Mashtrimi",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Ndërtimi pa leje" dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Deklarimet e rreme".
 


Prokuroria Themelore Gjakovë

6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, brenda 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në dy raste të ndara. Katër (4) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale” Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike, psikologe ose analoge” ,si dhe, një(1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale” Ngacmimi”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:


Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26)personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e sherbimeve“;
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Armëmbajtje pa leje“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedim i paautorizuar narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut te përgjithshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj;”
Gjashtë (6) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprën penale “Vjedhje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandim me mall”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj

8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore ne Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra te ndryshme penale.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Falsifikimi i parasë". Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale "Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm"
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Kanosje",
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi për veprën penale "Vjedhje e pyllit",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Mospërfillja e gjykatës".


Shkarko raportin 24 orësh