Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 26 shkurt 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetegjashtë (96) aktakuza kundër njëqindenëntë (109) personave, për vepra të ndryshme penale.


Po ashtu, prokurori i shtetit ka ndaluar për 48 orë nëntë (9) persona, si dhe ka bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetë e katër (34) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona për vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

Personat

/

30 – 34

14 - 17

8 - 8

6 – 8

3 – 4

25 – 28

10 - 10

96 - 109

Ndalimet

/

5

1

/

/

3

/

/

9

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

2 – 3

/

/

1 – 1

1 – 1

/

/

4 – 5

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

2. Prokuroria Themelore Prishtinë:



Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi”. Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” ndërsa një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”. Prokurori kujdestar në Departamentin e Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe ”Privim i kundërligjshëm nga liria”, si dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, prokurori ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për dy (2) persona, për veprën penale “Vrasje në tentativë”. Departamenti i Përgjithshëm, prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetë e katër (34) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhje pylli”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikim I trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”;
Tre (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Një 1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës”.
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dëmtimi i objekteve dhe pajisjeve për mbrojtjen e mjedisit”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lidhja e paautorizuar në shërbime”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”.
Një (1) aktakuzë kundër një (2) personi, për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
 


Prokuroria Themelore Prizren

3. Prokuroria Themelore Prizren:


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë një (1) person, për shkak dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, pasi që personi i dyshuar ka sulmuar zyrtarin policor në Spitalin Rajonal në Prizren. Zyrtari policor është lënduar në kokë, dhe të njëjtit i është dhënë ndihma mjekësore.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope dhe analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes se veprave penale”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulm në tentativë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shantazhi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.


 


Prokuroria Themelore Pejë

4. Prokuroria Themelore Pejë:


Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “"Shpërdorim i pasurisë së huaj"
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Kanosje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për (1) një vepra penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për (1) një vepra penale “Vjedhje“
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për (1) një vepra penale “Kanosje“
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për (1) një vepra penale “Ngacmimi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Rrezikimi i trafikut publik”.


 


Prokuroria Themelore Gjilan

5. Prokuroria Themelore Gjilan:


Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi të dyshuar, për shkak të veprës penale "Blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge".

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale "Vjedhja e pyllit",
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale "Vetëgjyqësia" dhe "Ngasja në gjendje të paaftë apo te dehur",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Mashtrimi",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Ndërtimi pa leje" dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Deklarimet e rreme".


 


Prokuroria Themelore Gjakovë

6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit, Departamenti I Përgjithshëm ka ndaluar 3 persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, në tre raste të ndara. Dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndim I lehtë trupor”, si dhe, një(1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti I Krimeve të Rënda, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuare narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër katër(4) personave për këto vepra penale:
Një(1)aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Fajde” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale” Vjedhje e rëndë” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Vjedhja e shërbimeve”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:


Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lajmërim i rremë“;
Tre (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë“;
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Dhunë në familje“;
Gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm”;
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ligji mbi minierat”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj

8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:



Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Aktakuzat:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2)personave për veprën penale “Vjedhje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale ose bixhozit të paligjshëm “,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”.


Shkarko raportin 24 orësh