Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 17 shkurt 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë nëntë (9) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.


Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë Gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të veprave penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë “ dhe “Dhunë në familje“.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

/

9

2 – 3

/

/

Prizren

/

/

1 – 1

/

/

Pejë

/

/

/

/

/

Gjilan

/

/

/

/

/

Gjakovë

/

/

/

/

/

Mitrovicë

/

/

2 – 2

/

/

Ferizaj

/

/

/

/

/

Totali

/

9

5 – 6

/

/



 



Prokuroria Themelore Prishtinë

2. Prokuroria Themelore Prishtinë:


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja “, si dhe një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Pjesëmarrja në rrahje”.
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

 


Prokuroria Themelore Prizren

3. Prokuroria Themelore Prizren:


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:


Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë “. Po ashtu, Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person për shkak të veprës penale “Dhunë në familje “.
 


Shkarko raportin 24 orësh