Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 16 shkurt 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë shtatë (7) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.


Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe pranë Gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar për veprën penale “Vjedhja”.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, i cili është kërkuar në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar, të lëshuar nga Gjermania.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

/

3

1 – 4

/

/

Prizren

/

1

1 – 1

/

/

Pejë

/

3

/

/

/

Gjilan

/

/

1 – 1

/

/

Gjakovë

/

/

/

/

/

Mitrovicë

/

/

/

/

/

Ferizaj

/

/

/

/

/

Totali

/

7

3 – 5

/

/

 





 



Prokuroria Themelore Prishtinë

2. Prokuroria Themelore Prishtinë:



Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Pjesëmarrja në rrahje”. Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona, për veprat penale “Marrja e ryshfetit” dhe “Dhënia e ryshfetit”.
 


Prokuroria Themelore Prizren

3. Prokuroria Themelore Prizren:



Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja”.


Prokuroria Themelore Pejë

4. Prokuroria Themelore Pejë:



Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të datës 16 shkurt janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) i dyshuar janë ndaluar për shkak të veprës penale “Armëmbajtje pa leje ”, një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes se detyrës zyrtare” ,një (1) i dyshuar është ndaluar për veprat penale “Kanosje” dhe “Dhunë në familje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

 


Prokuroria Themelore Gjilan

5. Prokuroria Themelore Gjilan:


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, i cili është kërkuar në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar, të lëshuar nga Gjermania, për shkak të veprave penale ‘’Rrëmbimi’’ dhe ‘’Kanosja’’.


Shkarko raportin 24 orësh