Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 15 shkurt 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit se prokuroritë themelore kanë ngritur shtatëdhjetedy (72) aktakuza kundër shtatëdhjetekatër (74) personave për vepra të ndryshme penale.


Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe janë bërë dymbëdhjetë (12) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetëmbëdhjetë (18) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Vjedhja”. Ndërsa, nga kjo prokurori, janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy (2) personave për veprat penale “Vjedhje në bashkëkryerje”. Gjatë ditës së premte ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në bazë të një urdhër arrestit ndërkombëtar, të lëshuar nga Gjermania, ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Gjithashtu, janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi dhe një (1) propozim për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në Institucionin e kujdesit shëndetësor, ndaj një (1) personi, si dhe, janë ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

22 – 24

5

7 – 12

/

/

Prizren

7 – 7

1

/

/

/

Pejë

14 – 14

5

1 – 2

/

/

Gjilan

4 – 4

1

4 – 4

/

/

Gjakovë

5 – 5

/

/

/

/

Mitrovicë

9 – 9

/

/

/

/

Ferizaj

11 – 11

4

/

/

/

Totali

72 – 74 

16

12 – 18

/

/


 



Prokuroria Themelore Prishtinë

2. Prokuroria Themelore Prishtinë:


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” dhe dy (2) persona të tjerë për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për pesë (5) persona, për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Sulmi”, dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Ushtrimi i ndikimit”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave për vepra të ndryshme penale.
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;
Tri (3) aktakuza kundër tri (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”.
 


Prokuroria Themelore Prizren

3. Prokuroria Themelore Prizren:


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhja” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”;
Ndërsa, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur këto aktakuza:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
 


Prokuroria Themelore Pejë

4. Prokuroria Themelore Pejë:


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor ”, një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Vjedhje pyllit”, një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”. Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Vjedhje në bashkëkryerje” Të dyshuari me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy (2) personave për veprat penale “Vjedhje në bashkëkryerje”

Rastet me interes për publikun:
Me urdhër të prokurorit të shtetit një trup i pajetë në Istog është dërguar për obduksion.

Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë, ndaj një (1) personi, për vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”
Një (1) aktakuzë, ndaj një (1) personi, për vepër penale "Posedimi i paautorizuar u narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “dhuna në familje”
Një (1) aktakuzë për një (1) person për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë për një (1) person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepër penale “Kanosje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedim I Paautorizuar I Narkotikeve substancave psikotrope apo Analoge”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje në Tentativë ”-Nënshtetas i Shqipërisë
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedim I Paautorizuar I Narkotikeve substancave psikotrope apo Analoge“.

 


Prokuroria Themelore Gjilan

5. Prokuroria Themelore Gjilan:


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar, të lëshuar nga Gjermania, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, për shkak të veprave penale ‘’Rrëmbimi’’ dhe ‘’Kanosja’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar për shkak të veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj një (1) personi të dyshuar për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ ose analoge’’.
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar, për shkak të veprës penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe një (1) propozim për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në Institucionin e kujdesit shëndetësor, ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ndërtimi pa leje’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.


 


Prokuroria Themelore Gjakovë

6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:


Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “ Vjedhje e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Sulmi”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:


Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale ”Vjedhje pylli” ;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Armëmbajtje pa leje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Mospërfillja e gjykatës”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ”Dhunë në familje”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj

8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, tre (3) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së. Ndërsa, një (1) person tjetër, është ndaluar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.
 


Shkarko raportin 24 orësh