Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 14 shkurt 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetetre (43) aktakuza kundër dyzeteshtatë (47) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë tridhjetenjë (31) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dhjetë (10) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka bërë kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të dy (2) pushkëve automatike A-47.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë Gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, nga kjo prokurori, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh. Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj dy (2) personave për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Gjatë ditës së djeshme ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në pesë raste të ndara ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar, si dhe, është bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar në tri raste të ndara, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
 

 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

22 – 24

14

1 – 1

/

/

Prizren

2 – 2

/

1 – 1

/

/

Pejë

2 – 2

4

2 – 2

/

/

Gjilan

3 – 3

6

/

/

/

Gjakovë

/

1

1 – 1

/

/

Mitrovicë

8 – 10

/

/

/

/

Ferizaj

6 – 6

6

2 – 5 

/

1

Totali

43 – 47

31

7 – 10

/

1


 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, pesë (5) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Sulmi”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm “, si dhe një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”, një (1) person i kërkuar me urdhër arrest, për veprën penale “Grabitja”, si dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Grabitja”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”;
Gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”;
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Tri (3) aktakuza kundër tri (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”.
 


Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Prizren, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.
 


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor ”, një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Vjedhje”, një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”. Të dyshuari me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë dy kërkesa për paraburgim ndaj dy (2) personave për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi e paautorizuar e armëve.
Rastet me interes për publikun:
Me urdhër të prokurorit të shtetit një trup i pajetë në Istog është dërguar për obduksion.

Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë"
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në pesë raste të ndara ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Departamenti për Krime të Rënda ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve’’, pasi iu është gjetur një armë zjarri ‘’kallash’’ dhe i njëjti është përsëritës i veprave të ndryshme penale, si dhe, një (1) person të dyshuar për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, tek i cili është gjetur substancë narkotike e llojit ‘’heroinë’’, në peshë prej 2.3 gram dhe dy peshore.
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona për shkak të veprës penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe dy (2) persona, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Marrëdhënie seksuale brenda familjes”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personi për veprën penale ” Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale ”Armëmbajtje pa leje” dhe ”Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ”Vjedhje e rëndë ” ;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Zjarrvënia”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ” Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” ;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Tregtia e ndaluar”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, katër (4) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Kontrabandimi i mallrave “,”Dhënia e ryshfetit” dhe “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së. Gjithashtu, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar edhe një (1) person tjetër, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 24 orësh, një (1) person të mitur, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave të pandehur, për shkak të dyshimit të veprave penale ““Kontrabandimi i mallrave “,”Dhënia e ryshfetit” dhe “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të mitur për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, për shkak të dyshimit të veprave penale ““Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ka bërë kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të sendeve, me ç’rast ka sekuestruar:
Dy (2) pushkë automatik A-47 .

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e pyllit”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.


Shkarko raportin 24 orësh