Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 3 janar 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit,
me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona, si dhe është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi të dyshuar.


Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar.



Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe për të njëjtin ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.


Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) të dyshuar.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

/

7

/

/

/

Prizren

/

1

1 – 1

/

/

Pejë

/

2

/

/

/

Gjilan

/

/

/

/

/

Gjakovë

/

/

/

/

/

Mitrovicë

 /

/

/

/

/

Ferizaj

/

/

/

/

/

Totali

/

 10

1 - 1

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, në dy raste ndaras, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare “, si dhe dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vjedhja”.

 


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
4.Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) të dyshuar për veprat penale “Kanosje” dhe “Pengimi i personit zyrtar”. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh.


Shkarko raportin 24 orësh