Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 31 dhjetor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetedy (92) aktakuza kundër njëqindedyzetekatër (144) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë shtatë (7) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave të dyshuar dhe një (1) kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak të një (1) personi me dyshimin se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur dyzetedy (42) aktakuza kundër dyzetekatër (44) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) peronave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndalur gjithsej dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi të dyshuar. Gjithashtu Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër gjashtëdhjetegjashtë (66) personave për vepra të ndryshme penale.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

3 - 10

/

         1 - 1

/

/

Prishtinë

42 – 44

3

1 – 1

/

/

Prizren

5 – 6  

/

/

/

/

Pejë

/

2

/

/

/

Gjilan

13 - 17

1

/

/

/

Gjakovë

1 - 1

1

1 - 1

/

/

Mitrovicë

 /

/

/

/

/

Ferizaj

28 - 66

/

/

/

/

Totali

  92 - 144

 7

3 - 3

/

/



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprat penale “Krimi i organizuar” dhe “Mashtrimi”.


Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja ne grup terrorist”.


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi trupor”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dyzetedy (42) aktakuza kundër dyzetekatër (44) personave për vepra të ndryshme penale.
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Grabitja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhunimi”
Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Kanosja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme”
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penalen “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Cenimi i të drejtave në marrëdhëniet e punës”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndalur gjithsej dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim. Një (1) i dyshuar është ndalur për shkak të veprës penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, kurse një (1) i dyshuar tjetër është ndaluar për veprën penale “Kanosje”.

 


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, për shkak të veprës penale ‘’Vrasje në tentativë’’, i cili dyshohet se në fshatin Cërnicë, komuna e Gjilanit, pas një konflikti fizik ka goditur me thikë disa herë viktimën e nacionalitetit serb, duke i shkaktuar lëndime trupore, për të cilat ka kërkuar ndihmë në QKUK, në Prishtinë.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’ dhe ‘’Vetëgjyqësia’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Falsifikimi i rezultateve të votimit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ndërtimi pa leje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhunimi’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për të Mitur, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër gjashtëdhjetegjashtë (66) personave për vepra të ndryshme penale.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra penale të ndryshme.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Falsifikimi i parasë”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza kundër gjashtëdhjetenjë (61) personave për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhje”,
Shtatë (7) aktakuzë kundër dyzetedy (42) personave për veprën penale “Vjedhje rëndë”,
Dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprën penale “Dhuna në familje”.


Shkarko raportin 24 orësh