Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 30 dhjetor 2019 – Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar, si dhe, është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

 

Prokuroritë

Aktakuzat

- personat

Ndalimet

Paraburgimet

kërkesat-

personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria

Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

/

1

1-1

/

/

Prizren

/

/

/

/

/

Pejë

/

2

/

/

/

Gjilan

/

/

/

/

/

 

Gjakovë

/

1

/

/

/

Mitrovicë

/

/

/

/

/

Ferizaj

/

/

/

/

/

Totali

/

4

1-1

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda , ka paraqitur një
(1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Shtytja në vrasje”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Sulmi’’. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

 


Shkarko raportin 24 orësh