Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 29 dhjetor 2019 – Prokurori i Shtetit, ju njofton se, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar, si dhe, janë paraqitur tetë (8) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dhjetë (10) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy
(2) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një
(1)personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër gjashtë (6) personave të dyshuar.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

 

Prokuroritë

Aktakuzat

- personat

Ndalimet

Paraburgimet

kërkesat- personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria

Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

/

2

/

/

/

Prizren

/

/

/

/

/

Pejë

/

2

1-1

/

/

 

 

Gjilan

/

1

1-1

/

/

Gjakovë

/

8

6-8

/

/

Mitrovicë

/

/

/

/

/

Ferizaj

/

/

/

/

/

Totali

/

13

8-10

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Sulmi”, “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme” dhe “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Shtytja në vrasje”.

 


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe veprën penale “Dhunë në familje. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Pejë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi seksual’’.

 


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, i cili dyshohet se në Gjilan, me armë zjarri ka privuar një person nga jeta. Me vendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për veprat penale: ‘’Vrasja e rëndë’’, ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprat penale: ‘’Vrasja e rëndë’’, ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’.


6.Prokuroria Themelore në Gjakovë: Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje”, dhe shtatë (7) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrje në rrahje”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër gjashtë (6) personave të dyshuar. Një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje”, dhe gjithashtu kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër pesë (5) personave për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrje në rrahje”.

Raste tjera me interes për publikun:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër dy (2) personave për veprën penale “ Pjesëmarrje në rrahje”.


 


Shkarko raportin 24 orësh