Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 28 dhjetor 2019 – Prokurori i Shtetit, ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindekatërmbëdhjetë (114) aktakuza, kundër njëqindenjëzeteshtatë (127) personave. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar, si dhe, janë paraqitur dhjetë (10) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj shtatëmbëdhjetë (17) personave të dyshuar.

Gjithashtu, është paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të:
-Një (1) automjeti të udhëtarëve ‘’Hyundai Terracan’’ 2.9 Crdi, ngjyrë e zezë, viti i prodhimit 2002,
-Para në vlerë 110.61€ dhe
-200 lekë të Republikës së Shqipërisë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, për tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tridhjetetetë (38) aktakuza, kundër dyzetenjë (41) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) peronave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndalur tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur gjithsej shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka paraqitur një
(1)kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur

nëntë (9) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave. Gjithashtu, është paraqitur një urdhëresë për autopsi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar. Gjithashtu kjo prokurori ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza, kundër njëzetepesë (25) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër gjashtë (6) personave, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza, kundër njëzet e një (21) personave për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu kjo prokurori ka paraqitur një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
 

Prokuroritë

Aktakuzat

 personat

Ndalimet

Paraburgimet

kërkesat- personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria

Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

38-41

6

2-3

/

/

Prizren

6-8

/

2-2

/

/

Pejë

17-18

3

3-3

/

/

Gjilan

9-11

1

1-1

/

/

Gjakovë

3-3

/

1-2

/

/

Mitrovicë

25-25

/

/

/

/

Ferizaj

16-21

/

1-6

/

1

Totali

114-127

10

10-17

/

1



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” , dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, si dhe tre (3) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Privimi i kundërligjshëm i lirisë “.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Vjedhja”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprat penale “Grabitja”, “Vjedhja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetetetë (38) aktakuza kundër dyzetenjë (41) personave për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Trafikimi me njerëz”, Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”, Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mashtrimi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”, Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën “Frikësimi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën “Kanosja”,
Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën “Ngacmimi” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”.


Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, për dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara.
Njëra kërkesë është paraqitur për një (1) person për veprat penale “Sulmi” dhe “Dhuna në familje”. Ndërsa, kërkesa tjetër është paraqitur për një ( 1) person për shkak të dyshimit të arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave analoge” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”.

 


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndalur tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim. Një (1) i dyshuar është ndaluar për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”, kurse një (1) i dyshuar tjetër është ndaluar për veprën penale “Dhunë në familje” dhe një (1) person për veprën penale ‘’Sulmi seksual’’.


Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit, njëri rast ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Kanosje” dhe në rastin tjetër ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit, ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Dhunë në familje”.

Aktakuzat: :
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Vjedhje shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësim apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale”.

 


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ‘’Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur’’.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ‘’Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’, Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria’’ dhe ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Privimi i kundërligjshëm i lirisë’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ndërtimi pa leje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’ dhe Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.

Rastet tjera me interes për publikun:
Më 27.12.2019, prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një urdhëresë për autopsi, pasi që në aksidentin e komunikacionit, të ndodhur më 26.12.2019, në mes tri automjeteve, në rrugën Kamenicë-Gjilan, i dëmtuari-tani i ndjeri ZH.M., nga ky aksident ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast pasi ka arritur në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, ka ndërruar jetë.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë - Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave , për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Vrasje”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:
Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ,ka ngritur dy
(2)aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’ dhe Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhje e rendë’’.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetetri (23) aktakuza, kundër njëzetetre (23) personave, për këto vepra penale: Trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehte trupor” dhe Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër gjashtë (6) personave për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për urdhërimin e masës së përkohshme të sekuestrimit, për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, të:
-Një (1) automjeti të udhëtarëve ‘’Hyundai Terracan’’ 2.9 Crdi, ngjyrë e zezë, viti i prodhimit 2002,
-Para në vlerë 110.61€ dhe
-200 lekë të Rep. të Shqipërisë.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për vepra të ndryshme penale
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Falsifikimi i parasë”. Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.


Shkarko raportin 24 orësh