Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 27 dhjetor 2019 – Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur shtatëdhjetegjashtë (76) aktakuza, kundër nëntëdhjetetre (93) personave, janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar.

Gjithashtu është paraqitur një (1) kërkesë për bastisje me lokacion në Prishtinë, si rezultat i së cilës janë sekuestruar:
- Katërmbëdhjetë (14) gr substancë narkotikë, e llojit ‘’Marihuanë’’,
- Një peshore digjitale, si dhe
- Qese për ‘’Marihuanë’’.

Po ashtu, është paraqitur edhe një kërkesë për sekuestrim të:
- Një veture VW Passat tip 351, dhe
- Një veture Mercedes Vano, për shkak të dyshimit të veprës penale “Falsifikim i dokumenteve“.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për bastisje me lokacion në Prishtinë, me ç’rast nga kjo bastisje janë sekuestruar, katërmbëdhjetë (14) gr substancë narkotike e llojit marihuanë, një peshore digjitale, si dhe qese për marihuanë.
Po ashtu, prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda, të kësaj prokurorie, ka lëshuar një urdhëresë për autopsi, për trupin e pajetë, në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) peronave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjate 24 orëve te fundit, ka ndaluar një (1) person, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim për shkak të veprës penale “Falsifikim i dokumentave“. Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) te pandehurve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetetri (23) aktakuza, kundër njëzetetetë (28) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
 
Prokuroritë

Aktakuzat

- personat

Ndalimet

Paraburgimet

kërkesat- personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria

Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

8-9

4

2-3

1

1

Prizren

7-8

2

/

/

/

Pejë

17-18

1

/

/

1

Gjilan

6-8

/

/

/

/

Gjakovë

3-3

/

/

/

/

Mitrovicë

23-28

/

/

/

/

Ferizaj

12-19

6

/

/

/

Totali

76-93

13

2-3

1

2

Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja” , si dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona, me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Grabitja”, “Vjedhja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprën penale “Grabitja”.

Bastisjet:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për bastisje me lokacion në Prishtinë.

Sekuestrimet e përkohshme:
Gjatë kësaj bastisje të realizuar janë sekuestruar, katërmbëdhjetë (14) gr. substancë narkotike e llojit marihuanë, një peshore digjitale, si dhe qese për marihuanë.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj” dhe
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Raste tjera me interes për publikun:
Gjatë 24 orëve të fundit, është gjetur një trup i pajetë në Prishtinë. Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, të kësaj prokurorie, e ka cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”, derisa trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, sipas urdhëresës së prokurorisë.

Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar, njëri nga Prizreni dhe tjetri nga Suhareka, në dy raste të ndara, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ndërsa në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”; Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Peje, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Sekuestrimet e përkohshme:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Peje, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të një veture VW Passat tip 351, dhe një veture Mercedes Vano, për shkak të veprës penale “ Falsifikim i dokumenteve“.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra te ndryshme penale.
Nga Departamenti i Krimeve te Renda është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Grabitje”.
Nga Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë (17)personave:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Rrezikim i trafikut publik”, Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për vepër penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Vjedhje”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Legalizimi i përmbajtës së rreme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “ Vetëgjyqësia” dhe
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepër penale “Vjedhje e shërbimeve”.

Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mundësimi ose detyrimi në prostitucion’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhunimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.

Prokuroria Themelore Gjakovë

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për këto vepra penale:
Departamenti i Krimeve të Rënda:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”. Departamenti i Përgjithshëm:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:
Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovice, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tetë (8) personave:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Trafikimi me njerëz’’,
Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave për veprën penale ‘’Dhënia ose marrja e ryshfetit lidhur me votimin’’ dhe ‘’Asgjësimi i dokumenteve te votimit’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Blerja, shitja ose posedimi i paautorizuar i substancave narkotike’’.
Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur njëzet (20) aktakuza, kundër njëzet (20) personave:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Përdorimi i armës apo i mjetit të rrezikshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangja nga pagesa e tarifave te detyrueshme doganore“,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Deklarimi i rremë i pasurisë”, Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dëmtimi apo asgjësimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Detyrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdormi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dëmtimi i instalimeve publike”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’.

Prokuroria Themelore Ferizaj

Shkarko raportin 24 orësh