Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 26 dhjetor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar, si dhe pranë Gjykatave kompetente janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar.
Gjatë 24 orëve të fundit, është gjetur një trup i pajetë në Prishtinë. Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, të kësaj prokurorie, e ka cilësuar si “vdekje e dyshimtë”. Trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar, si dhe për të njëjtin pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, i dyshuar për dy vepra penale. Gjithashtu, gjatë 24-orëve të fundit, në një shtëpi në Deqan, është gjetur një trup i pa jetë i vrarë me armë zjarri, me ç’rast me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi eshte dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

/

4

1 - 1

/

/

Prizren

/

1

         1 - 1

/

/

Pejë

         /

1

  /

/

/

Gjilan

         /

/

  /

/

/

Gjakovë

         /

             /

/

/

Mitrovicë

/

/

             /

/

/

Ferizaj

         /

2

            /

/

/

Totali

        /

10

        2 - 2

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vjedhja”.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Grabitja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Raste tjera me interes për publikun:
Gjatë 24 orëve të fundit, është gjetur një trup i pajetë në Prishtinë. Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, të kësaj prokurorie, e ka cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, derisa trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, sipas urdhëresës së prokurorisë.

 


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar për 48 orë një (1) person, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Kanosje”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprat penale “Kanosje”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër te prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Pergjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprat penale “Kanosja “ dhe “Ngacmimi” sipas KPRK-së.

Raste tjera me interes për publikun:
Gjatë 24-orëve të fundit, në një shtëpi në Deqan, është gjetur një trup i pa jetë i vrarë me armë zjarri, me ç’rast me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi eshte dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy (2) persona të dyshuar në një (1) rast, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.


Shkarko raportin 24 orësh