Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 24 dhjetor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur njëqind e gjashtëmbëdhjetë (116) aktakuza kundër njëqind e njëzet e nëntë (129) personave për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar, si dhe pranë Gjykatave kompetente janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe arrestit shtëpiak për shtatë (7) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” sipas KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur dyzet e tre (43) aktakuza kundër dyzet e gjashtë (46) personave për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit, është gjetur një trup i pajetë në Prishtinë. Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, të kësaj prokurorie, e ka cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”. Trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme”. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëzet e tetë (28) aktakuza kundër tridhjet e dy (32) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave si dhe ka ngritur (7) aktakuza kundëër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

2 - 2

/

/

/

/

Prishtinë

43 - 46

3

2 - 3

/

/

Prizren

14 - 17

/

            /

/

/

Pejë

     13 - 14

4

  /

/

/

Gjilan

      8 - 10

/

  /

/

/

Gjakovë

      1 – 1

1

             /

/

/

Mitrovicë

 28 - 32

1

             /

/

/

Ferizaj

      7 - 7

5

         2 – 4

/

/

Totali

116 - 129

14

        4 - 7

/

/

 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Aktakuzat:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 i KPRK-së.


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”, si dhe një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dyzet e tre (43) aktakuza kundër dyzet e gjashtë (46) personave për vepra të ndryshme penale.
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”;
Shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”;
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Sulmi”;
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”.

Raste tjera me interes për publikun:
Gjatë 24 orëve të fundit, është gjetur një trup i pajetë në Prishtinë. Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, të kësaj prokurorie, e ka cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”, derisa trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, sipas urdhëresës së prokurorisë.


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga tatimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”;
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja”;
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

 


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ku një (1) prej tyre i dyshuar për veprën penale “Legalizim i përmbajtjes se rreme”, ndërsa tre (3) persona të tjerë të dyshuar për veprën penale “Lendim i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Peje, Departamenti i Pergjitshem, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “ Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi per veprën penale “Falsifikimi i dokumentit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi per veprën penale “Peshkimi i kundërligjshëm”;
Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor.”

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar për 48 orë një (1) person, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzet e tetë (28) aktakuza kundër tridhjet e dy (32) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi“;
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasje në gjendje të dehur”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm“;
Një (1) aktakuë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrushme doganore“;
Tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Sulmi“;
Një (1) aktakuzaë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare“;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e sherbimeve“;
Nëntë (9) aktakuza kunder nëntë (9) personave per veëëën penale “Vjedhje pylli”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi per veprën penale “Posedim i pautorizuar i narkotikëve supstancave psikotrope apo analoge”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, pesë (5) persona të dyshuar në tri (3) raste të ndara.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar tre (3) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person tjetër nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera)
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave të pandehur për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”,
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shtrëngimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”.


 


Shkarko raportin 24 orësh