Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 23 dhjetor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dhjetë (10) persona, për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu,në një shtëpi në Pejë, është gjetur një trup i pa jetë i një personi, me ç’rast me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar për autopsi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar, në dy raste të ndara.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndalur tre persona (3) dhe ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit për vepra të ndryshme penale .

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person i dyshuar , në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar 2 persona të dyshuar dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në dy raste të ndara.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

/

5

1-1

/

/

Prizren

/

1

2-4

/

/

Pejë

/

3

          3-3

/

1

Gjilan

/

/

/

/

/

Gjakovë

/

1

/

/

/

Mitrovicë

/

2

1-2

/

/

Ferizaj

/

/

/

/

/

Totali

/

12

7-10

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, si dhe dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona, për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Vrasje në tentativë”.

 


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar për 48 orë një (1) person, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për tre (3) persona të dyshuar, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se i në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Sulmi”, “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” sipas KPRK-së.
Po ashtu, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër te prokurorit:
Prokuroria Themelore ne Peje, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në koëhzgjatje prej 48 orësh,tre (3) persona, të dyshuar për veprën penale “Vjedhje”

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë tri (3) kërkesa për caktimim e masë ssë paraburgimit ndaj tre (3) personave dhe atë një (1) kërkesë ndaj nje (1) personi për veprën penale “Dhuna ne familje”, një (1) kërkesë ndaj një (1) personi për veprën penale “Vjedhje” si dhe një (1) kërkesë ndaj një (1) personi për veprën penale “Lendim i lehteë trupor”.

Raste tjera me interes për publikun:
Gjithashtu gjatë 24-orëve të fundit, në një shtëpi në Pejë është gjetur një trup i pa jetë i një personi, me ç’rast me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar për autopsi.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person i dyshuar , në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë.”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, paraqitur nje (1) kerkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasje e rëndë”


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, tre (3) persona të dyshuar në dy raste të ndara.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë” ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 


Shkarko raportin 24 orësh