Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 15 Maj 2024  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit se nga Prokuroria Speciale dhe prokuroritë themelore, janë ngritur njëzet e gjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetë e tre (33) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar njëzet e shtatë (27) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, si dhe janë parashtruar gjashtë (6) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe është parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi.

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë në mungesë kundër tre (3) të pandehurve të nacionalitetit serb, me inicialet L.Č., P.B dhe M.I.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dhjetë (10) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit,  ndaluar pesë  (5) persona për veprat të ndryshme penale dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.  

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara, ka parashtruar njq (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

1-3

11-13

2-3

1-2

1-1

-

2-2

8-9

26-33

Ndalimet

-

4

10

5

1

5

-

2

27

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

-

4-4

2-3

-

-

-

-

1-1

7-8

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

 Aktakuzat:

Prokuroria Speciale, ka ngritur një (1) aktakuzë në mungesë kundër tre (3) të pandehurve të nacionalitetit serb, me inicialet L.Č., P.B dhe M.I., për veprën penale ‘’Krime Lufte Kundër Popullatës Civile’’ nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së, e inkriminuar tani sipas nenit 144, 145, 146 dhe 147 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. 


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në raste ndaras për veprën penale “Dhuna në familje”.

Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për veprat penale “Shtytja në vetëvrasje” dhe “Fajdeja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale “Rrëmbimi” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, dhjetë (10) persona të dyshuar, në tri raste të ndara.

Shtatë (7) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Kanosja”, dy (2) persona për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi”, si dhe një (1) person për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mospërfillja e gjykatës” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave, në dy raste të ndara, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.


Prokuroria Themelore Pejë

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë  (5) persona për veprat të ndryshme penale . Tre (3) persona  janë ndaluar për veprën penale “Dhunë në familje” dhe dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Mashtrimi’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë - Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar dy (2) persona, në dy raste të ndara, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja”.  Një (1) person është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lendimi i lehtë trupor”, si dhe dy (2) persona janë ndaluar në dy raste të ndara, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj“ ,

Një (1) aktakuza kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje” ndërsa, një (1) person tjetër është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Kanosja”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Ngacmimi seksual”. 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprat penale si në vijim:

Pesë (5) aktakuza kudnër pesë (5) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shëërbimeve”.  

 


Shkarko raportin 24 orësh