Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 12 maj 2024  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, me urdhër të prokurorit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona dhe janë paraqitur tetë (8) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tetë (8) personave.

Prokuroria Speciale, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit të një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave, në tri raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në raste të ndara në kohëzgjatje prej 48- orësh.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

5

/

3

1

1

1

3

14

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

 1 - 1

 1 - 1

3 - 3

1 - 1

1 - 1

/

1 - 1

/

8 - 8

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Speciale gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit të një (1) personi, për veprat penale që kanë të bëjnë me kapitullin e veprave penale kundër rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës’’.


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave, në tri raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar, se të dyshuarit secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar tre (3) persona për veprat të ndryshme penale. Dy (2)  persona, në dy raste të ndara janë ndaluar për veprën penale “Dhunë në familje” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Vjedhje e identitetit”. 

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhje e identitetit”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person,  shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale "Vrasja në tentativë". 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale "Vrasja në tentativë". 


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë - Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale "Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore Mitrovicë, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona  në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Sulmi” dhe një (1) person tjetër në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vjedhja”.


Shkarko raportin 24 orësh