Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 11 maj 2024  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona dhe janë paraqitur tetë (8) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj njëmbëdhjetë (11) personave.

Prokuroria Speciale, ka ndaluar një (1) person me inicialet S.M., i nacionalitetit serb, shtetas i Republikës së Kosovës, për veprat penale që kanë të bëjnë me kapitullin e veprave penale kundër rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës’’.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetë (8) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave.   

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër pesë (5) personave, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

8 - 8

/

/

 19 - 21

/

2 - 2

/

  29 - 31

Ndalimet

1

8

3

1

1

/

1

/

15

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

 1 - 1

2 - 2

1 - 1

1 - 1

1 - 1

 2 - 5

/

8 - 11

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Speciale gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person me inicialet S.M., i nacionalitetit serb, shtetas i Republikës së Kosovës, për veprat penale që kanë të bëjnë me kapitullin e veprave penale kundër rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës’’.


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe dy (2) persona, në raste ndaras, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona për veprën penale ”Grabitja në tentativë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ngacmimi”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në tri raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar, se të dyshuarit secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së. 

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Po ashtu, nga ky departament është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhunë në familje”. 

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhunë në familje”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale "Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet".

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale "Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet".

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për këto vepra penale:
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale "Vjedhja e shërbimeve",
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale "Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge",
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale "Dhuna në familje",
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale "Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare",
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale "Sulmi",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Rrezikimi i trafikut publik",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi  i sigurisë në vendin e punës",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Kontrabandimi i mallrave",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Kanosja". 


Prokuroria Themelore Gjakovë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera) :

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore Mitrovicë, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”. 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2)  personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.


Shkarko raportin 24 orësh