Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 9 maj  2024  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej dhjetë (11) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar dhe është paraqitur  një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar (2) persona, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh.  

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre  (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur një (1) kërkesë për caktim paraburgimi dhe ka ngritur një (1) aktakuza kundër dy (2)  personave  se kanë kryer vepër penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

7-7

/

//

2-2

 

1-2

//

   10-11

Ndalimet

/

2

3

 3

2

1

 

 

11

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

//

 

/

/

/

 

   1-1

/

1-1

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

 

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Ngacmimi” dhe një (1) person për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penal:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i përgjithshëm – tre (3) persona, një (1) për veprën penale Dhuna në familje nga neni 248 i KPRK-së, një (1) për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 të KPRK-së dhe një (1) për veprën penale Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare nga neni 401 të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre  (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve. Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”, një (1) person i ndaluar për veprën penale “Mbajtja në kontroll posedim e paautorizuar e armëve” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Dhunë familje”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’ dhe një (1) person për veprën penale ‘’Sulmi’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë - Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale Ngacmimi Seksual”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person për veprat penale Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike“ dhe “Armëmbajtje pa leje“.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2)  personave, për veprat penale “Marrja e ryshfetit “ dhe “Dhënia e ryshfetit”.


Shkarko raportin 24 orësh