Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 8 maj  2024  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej njëzetegjashtë  (26) aktakuza, kundër tridhjetë (30) personave, janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar dhe janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj shtatë (7) personave për veprën të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve për veprën penale “Kanosje”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit,  ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuzë, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

10-11

3-3

//

4-6

4-4

5-6

//

   26-30

Ndalimet

/

4

2

 1

2

 

1

4

14

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

//

6-6

/

/

/

1-1

   /

/

7-7

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

 

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi” dhe katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penal:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Kanosja”, ndërsa, një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve për veprën penale “Kanosje”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Tentim dhunimi’’ dhe një (1) person për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera) :

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprën penale:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Lajmërim apo kallëzimi”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Lëndim i  lehtë  trupor“,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike“.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprën penale “Dhuna në familje“,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2)  personave, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare“,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2)  personave, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy persona për shkak të dyshimit për veprën penale nga neni 315, si dhe dy persona të ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit për veprën penale nga neni 402  .

 


Shkarko raportin 24 orësh