Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 01 Mars 2024  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik, se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar, si dhe janë parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër katër (4) personave, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi, të dyshuar për kryerje të veprave penale.  

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kryerjen e veprave penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e parabugimit kundër katër (4) personave, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

      /

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

4

/

    

        /

/

/

/

4

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

/

4 – 5

 

/

/

/

 /

4 – 5

Bastisjet

/

/

/

     /

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

     /

/

/

       /

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”, dy (2) persona për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) person për veprën penale “Vjedhja e rëndë në tentativë”.

 


Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe një (1) kërkesë për caktim të masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi, për veprat penale “Ngacmimi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës ndaj dy (2) personave, për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, si dhe një (1) kërkesë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” sipas KPRK-së.


Shkarko raportin 24 orësh