Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 01 Prill 2024  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik, se nga prokuroritë Themelore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar gjashtë (6) persona,të dyshuar për kryerje të veprave penale.  

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, pesë (5) persona të dyshuar,për kryerje të veprave të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

      /

/

 /

/

/

/

Ndalimet

/

1

5

    

      /

       /

/

/

6

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

/

/

 

/

/

/

 /

/

Bastisjet

/

/

/

     /

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

     /

/

/

       /

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se njëri nga të dyshuarit ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, ndërsa i dyshuari tjetër ka kryer veprat penale “Ngacmimi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ndërsa, nga Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Dy (2) persona, janë ndaluar për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, ndërsa, një (1) person është ndaluar për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” sipas KPRK-së.


Shkarko raportin 24 orësh