Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 31 Mars 2024  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik, se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, si dhe janë parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.  

Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi.  

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) personave për veprën penale “Grabitja”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

      /

/

 /

/

/

/

Ndalimet

/

/

/

     1

      /

       2

/

       /

3

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

/

1 - 1

  1 – 2

1 – 1

/

/

 /

3 - 4

Bastisjet

/

/

/

     /

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

     /

/

/

       /

/

/



Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjtihshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet me urdhër të prokurorit

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar dy  (2) persona të dyshuar për veprën penale “Grabitje”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) personave për veprën penale “Grabitje”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të veprës penale ‘’Dhuna në familje’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë - Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje.

Ndërsa Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”.


Shkarko raportin 24 orësh