Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 18 nëntor 2023  – Prokurori i Shtetit, njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar shtatë (7) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

2 – 2

/

/

/

/

/

/

2 – 2

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”. Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mosdhënia e ndihmës”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar shtatë (7) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast, tre (3) persona janë ndaluar për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’, ndërsa, në rastin tjetër katër (4) persona janë ndaluar për veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.


Shkarko raportin 24 orësh