Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit
Prishtinë, 18 nëntor 2023 – Prokurori i Shtetit, njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetë (70) aktakuza kundër tetëdhjetekatër (84) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë pesë (5) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktim paraburgimi kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra penale ë ndryshme.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë |
Prokuroria Speciale |
Prishtinë |
Prizren |
Pejë |
Gjilan |
Gjakovë |
Mitrovicë |
Ferizaj |
Total: |
Aktakuzat personat |
/ |
22 – 24 |
8 – 12 |
17 - 25 |
19 – 19 |
/ |
4 – 4 |
/ |
70 – 84 |
Ndalimet |
/ |
5 |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
5 |
Paraburgimet: kërkesat - personat |
/ |
3 – 3 |
/ |
/ |
/ |
/ |
1 – 1 |
/ |
4 – 4 |
Bastisjet |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
Sekuestrimet |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Kanosja”, një (1) person për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mosdhënia e ndihmës”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kanosja” dhe dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave, për këto vepra penale:
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Grabitja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Prokuroria Themelore Prizren
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Mashtrimi”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shantazhi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Mospërfillja e gjykatës”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.
Prokuroria Themelore Pejë
Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprat penale “Mos përfillja e gjykatës”
dhe “Sulmi”
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprat penale “ Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulmi”
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosje”
Pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave për veprat penale “Dhunë në familje”
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli”
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhunë në familje”
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike, substancave psikotrope ose analoge”.
Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave për veprën penale “Grabitje”
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
Prokuroria Themelore Gjilan
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për këto vepra penale:
Katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Prokuroria Themelore Mitrovicë
Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra penale ë ndryshme.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepra penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepra penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepra penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Shkarko raportin 24 orësh