Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 17 Nëntor 2023  – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur   tridhjetedy (32) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona dhe janë paraqitur dhjetë (10) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesëmbëdhjetë (15) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër gjashtë (6) personave, dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër  katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve,  dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër  katër (4) personave, dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve,  dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar  një (1) person dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar  një (1) person dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

12-12

3-4

-

1-1

-

12-12

4-4

32-33

Ndalimet

-

6

1

1

      -

1

1

       1

         11

Paraburgimet:

kërkesat - personat

-

3-3

4-6

1-1

1-4

1-1

-

       -

10-15

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Falsifikimi i parasë”, Departamenti për të Mitur ka ndaluar një (1) person për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person për veprën penale “Kanosja”, dhe një (1) person për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave,  Departamenti për Krime të Rënda-  ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, Departamenti për të Mitur - prokurori kujdestar ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mosdhënia e ndihmës”, si dhe Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12)  personave, për këto vepra penale:

Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Vjedhja e rëndë’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren- Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave. Një (1) kërkesë është parashtruar ndaj dy (2) personave për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’, një (1) kërkesë ndaj një (1) personi, i dyshuar se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, një (1) kërkesë ndaj një (1) personi, i dyshuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” si dhe një (1) kërkesë ndaj dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ ’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për veprat penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’, dhe  ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.


Prokuroria Themelore Gjilan

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, për shkak të dyshimit se një (1) person ka kryer veprat penale ‘’Vrasje në tentativë’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, kurse tre (3) persona kanë kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:

Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë në tentativë ’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.


Shkarko raportin 24 orësh