Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 15 Nëntor 2023  – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur   njëzetenëntë (29) aktakuza kundër njëzetenëntë (29) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tetë (8) persona dhe janë paraqitur dhjetë (10) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dhjetë  (10) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave, dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur  shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

9-9

8-8

-

7-7

-

2-2

3-3

29-29

Ndalimet

-

5

-

1

      -

2

-

       -

         8

Paraburgimet:

kërkesat - personat

-

5-5

2-2

-

1-1

-

1-1

1-1

10-10

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”,  një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe një (1) person për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, si dhe Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhunimi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm  ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Detyrimi”, dhe një (1) kërkesë caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Kanosje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.


Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”, dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “ Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve ’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Kanosja’’ dhe ‘’Sulmi’’,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.


Prokuroria Themelore Gjilan

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër  shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’ Vjedhja e pyllit’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, një (1) person për shkak të dyshimit se  ka kryer veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe  ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge ’’, dhe një (1) person për shkak të dyshimit se  ka kryer veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Lëndim i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale  ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “ Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 


Shkarko raportin 24 orësh