Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit
Prishtinë, 18 shtator 2023– Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë themelore me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe pranë gjykatës kompetente është ֝parashtruar një (1) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj një (1) personi të pandehur.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona, të dyshuar në kryerjen e veprave penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen e veprës penale si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë |
Prokuroria Speciale |
Prishtinë |
Prizren |
Pejë |
Gjilan |
Gjakovë |
Mitrovicë |
Ferizaj |
Total: |
Aktakuzat personat |
/ |
// |
/ |
/ |
/ |
// |
/ |
/ |
|
Ndalimet |
/ |
7 |
1 |
1 |
/ |
1 |
|
1 |
11 |
Paraburgimet: kërkesat - personat |
// |
/ |
// |
// |
// |
1-1 |
|
|
11 |
Bastisjet |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
Sekuestrimet |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në raste ndaras, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një (1) person për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe një (1) person për veprën penale “Vjedhja”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vjedhja”.
Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren- Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Ngacmimi” sipas KPRK-së.
Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”
Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Kanosja”.
Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje”.
Shkarko raportin 24 orësh