Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 17 shtator  2023  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë themelore  me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë  (11) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar tetë (8) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tetë  (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit dhe arrestit shtëpiak, ndaj dy (2) personave të dyshuar. 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orë të fundi ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh për kryerjen e veprës  penale si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

//

//

//

/

/

/

 

    //

Ndalimet

/

4

      4

   2

 

    1

/

        /

        11

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

//

3-3

 2-2

    2-2

/

1-1

   /

/

    8-8

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

 

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe dy (2) persona, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Shtrëngimi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren- Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë katër (4) persona, në katër raste të ndara, të dyshuar se kanë kryer veprat penale si në vijim: një (1) person për veprën penale “Kanosja”, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje, një (1) person për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” si dhe një (1) person për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren- Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kanosja”. Po ashtu, nga ky departament, është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara. Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”

Kërkesat për paraburgim:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orë të fundi ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) personave.
Një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit  ndaj një (1) personi për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”

Një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit  ndaj një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”
 


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Lëndimi i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) të miturve, për shkak të veprës penale ”Lëndimi i rëndë trupor”.


Shkarko raportin 24 orësh