Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 16 shtator  2023 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej dyzetepesë (45) aktakuza, kundër pesedhjetegjashtë (56)  personave. Po ashtu, me urdhër të prokurori të shtetit, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar katërmbëdhjetë  (14) persona, si dhe, janë paraqitur shtatë  (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj nëntë  (9) personave.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tre (3) aktakuzë kundër tre (3) të pandehurve për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë (9) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, si dhe ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre (3) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndalur një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh për kryerjen e veprës penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

3-3

23-33

8-9

-

3-3

-

5-6

3-3

45-56

Ndalimet

-

9

-

1

1

3

 

/

14

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

//

       3-4

2-3

-

1-1

-

1-1

/

7-9

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Aktakuzat:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Krime lufte kundër popullatës civile’’ nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të RSFJ-së. Ndërkaq, një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’,  nga neni 138 paragrafi 1 lidhur  me veprën penale  kryerja e veprës terroriste nga neni 129 paragrafi 1 të KPRK-së.

 


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Mashtrimi”, gjashtë (6) persona, në tri raste ndaras, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe dy (2) persona, në raste ndaras, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kanosja” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të veprave penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.


Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren- Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Grabitja”. Po ashtu, edhe Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, i dyshuar për veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit :

Një (1) person është ndaluar me urdhër të prokurorit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar tre (3) të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Lëndimi i rëndë trupor”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepra penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për vepra penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepra penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepra penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepra penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

 


Shkarko raportin 24 orësh